Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa, ka bërë një thirrje para protestës që do të mbahet sot kundër padrejtësive në procesin e Hagës, ku po gjykohet babai i saj dhe ish krerët e tjerë të UÇK-së, duke thënë se “ata që premtuan dhe nuk shkruan asnjë fjalë ndaj bashkëluftëtarëve, më e pakta që mund të bëjnë, është të kërkojnë sot drejtësi”.
Shkrimi i saj i plotë:
“Koha nuk ndaloi, por as nuk do të na falë.
Sepse për shkak të injorancës, inateve personale dhe luftës politike, shumëkush zgjodhi heshtjen.
Disa premtuan uragan, por nuk shkruan asnjë gërmë për padrejtësinë ndaj bashkëluftëtarëve të tyre.
Shumë ish-të burgosur nuk vizituan kurrë ish-shokët e qelive.
Sot, më e pakta që mund të bëjnë, është të protestojnë e të kërkojnë drejtësi.”
Sepse koha nuk fal. Dhe historia, padyshim, do të ju lë pas, në harresën e saj.
Ashtu siç disa harruan luftën tonë të shenjtë, sepse interesi personal errësoi interesin kombëtar.
E kuptoj heshtjen e atyre që nuk sakrifikuan asnjë sekondë të jetës për liri.
Por heshtja e atyre që dikur ëndërruan lirinë me pranga në duar, është e pafalshme.”