Kurti i flet emisarit gjerman për “lajmet e rreme që cenojnë institucionet demokratike në vend”

Kurti i flet emisarit gjerman për “lajmet e rreme që cenojnë institucionet demokratike në vend”

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti priti mbrëmë Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Reiffenstuel, në një darkë të organizuar nga Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, me fokus në ekonominë, investimet e huaja dhe integrimet evropiane.

Kurti theksoi performancën pozitive ekonomike të Kosovës në gjashtëmujorin e parë të vitit, si dhe përkushtimin e institucioneve për të avancuar të drejtat dhe mirëqenien e pakicave.

Në fjalën e tij, Kurti shprehu shqetësim për ndikimin negativ të fushatave dezinformuese dhe lajmeve të rreme, që cenojnë besimin dhe stabilitetin e institucioneve demokratike në vend.

Ai falënderoi Michael Reiffenstuel dhe shtetin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës.

Related Articles