Arsim Halili, drejtori i Radio Kosovës ka publikuar një marrëveshje të RTK-së me Rrjetin Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN), raporton gazeta “Enigma”.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ai vlerëson se përmes kësaj marrëveshje kryeredaktorja e këtij rrjeti, Jeta Xharra ia kishte marrë televizionit publik 80 mijë euro.
“Kjo marrëveshje ishte në kundërshtim me Ligjin për RTK-në”
Duke e publikuar dokumentin në fjalë, ai ka treguar se kjo marrëveshje ishte arritur më 28 prill të vitin 2017. Sipas tij, kjo marrëveshje ka dyshime të arsyeshme për vepra penale dhe korruptive.
“Qe një marrëveshje e Jeta Tu-xharrës me RTK, me dyshime të arsyeshme për vepra penale dhe korruptive. Viti 2017. Neni 12 i Ligjit për RTK-në (Ligji nr.04/L-046) obligon të hapet konkurs për veprat adiovizuele. Nuk është hapur konkursi! A e dini çka ka bo Jeta me ish-menaxhmentin e RTK-së të asaj kohe?! E ka kry punën për një ditë! Rrap-tap, e i ka rru 80 mijë euro të qytetarëve. Dmth, më 28 prill 2017 e ka bo kërkesën në RTK, me urgjencë po atë ditë u shqyrtu kërkesa, u miratu edhe u lidh tu-xharrllaku për 80 mijë euro. (Kujtojmë se orari administrativ është 8 orë. Sigurt nuk e ka dërgu kërkesën as n`8-të mëngjesit. Me këtë po du me tregu me sa urgjencë u marr vendimi)”, ka shkruar ai.
Tutje ai ka dhënë edhe detaje tjera për këtë marrëveshje.
“Vendimi ka hyrë në fuqi prej muajit maj 2017, (siç e shihni bashkangjitur) ndërsa e ka pasë një kontratë paraprake valide me RTK deri më 30 qershor 2017, siç e shihni në dokumentin 3 bashkangjitur. ( dy dokumente administrative paralele) Paramendo, tash don me shti krytë prap n`qyp me mjaltë me stilin e njëjtë. Tani pili- pili. Jo drejtori i lodhtë. Jo është me kta, jo është me ata. Jo po shpifë. Jo s`ka asi, jo s`ka kësi, se s`po ma qet goja me folë fjalë t`pista. Krejt i kemi, mos bani dert”, tha ai.
“PS: Kallzomni ky kumara i tu-xharrës a po i del në mbrojtje në këto marifete që i pat denoncu vetë dikur e tash i ka fshi statusat në fb, se ka harru me i përfshi këto dokumente “n`hulumtim”. Ju ka kru shpina, tash ia çmontoj “hulum-tusin”.”, ka shkruar Halili.