Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pas komenteve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Deliu tha se Kurti, “si gjithmonë, kur përballet me sfida apo dështime, tenton të gjejë fajtorë të tjerë”.
“Tani ai po akuzon Gjykatën Kushtetuese dhe partitë opozitare për vonesat në konstituimin e Kuvendit, duke injoruar shkeljet e njëpasnjëshme të Kushtetutës që i ka bërë ai dhe partia e tij”, ka shkruar deputetja.
Tutje Deliu tha se e vërteta për bllokimin e Parlamentit dhe institucioneve është e qartë dhe ka vetëm një emër.
“E vërteta për bllokimin e Parlamentit dhe institucioneve është e qartë: përgjegjësia ka një emër, Albin Kurti. Të tjerat janë propagandë e pastër”, shkroi ligjvënësja.
LEXO EDHE: