47-vjeçari gjendet i pajetë në Shkodër, dyshohet se vdiq nga pickimi i bletëve

47-vjeçari gjendet i pajetë në Shkodër, dyshohet se vdiq nga pickimi i bletëve

Një 47-vjeçar është gjetur i pajetë në afërsi të banesës së tij në Nënmavriq të Shkodrës, ku dyshohet se shkak për vdekjen është bërë pickimi nga bletët.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Nënmavriq, është gjetur nga familjarët, në afërsi te banesës, trupi i pajetë i shtetasit Z. V., 47 vjeç. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Paraprakisht, dyshohet se 47-vjeçari e ka humbur jetën, si pasojë e pickimit nga bletët. Grupi hetimor po heton për të dokumentuar rrethanat e rastit.

Related Articles