Sportisti britanik Tom Daley është bërë viral me gjestin e tij gjatë një gare në Lojërat Olimpike.
Teksa po shijonte garën e femrave në stilin e zhytjes, Daley ishte ulur në tribunë duke thurur punime me grep.
Në pamjet e postuara në internet, shihet se si sportisti 27-vjeçar nuk e prish terezinë e tij dhe vazhdon i qetë punën e tij.
“Asgjë për të parë këtu, vetëm Tom Daley duke bërë punime me grep”, thuhet në shkrimin e faqes Team GB.
Është mësuar se ai këtë punim e bënë për të futur më pas medaljet e tij në një çantë të vogël, duke i ruajtur më mirë shpërblimet e fituara.
Tom Daley is knitting at the 3m women final #Tokyo2020 pic.twitter.com/cyR5rGRRxE— Dal Bologknees ???? (@DalBologknees) August 1, 2021