Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik,
Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.
Policia ka bërë të ditur se 2371 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Gjatë këtyre 24-orëve, është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 20 aksidente me të lënduar dhe 28 të tjera me dëme materiale.
Në aspektin e sigurisë publike, janë arrestuar 20 persona, prej të cilëve 5 i ka dërguar në mbajtje.
