Jashari nga OVL e UÇK-së: Ka ministra që janë anti UÇK

Jashari nga OVL e UÇK-së: Ka ministra që janë anti UÇK

Në protestën e sotme Xhavit Jashari nga OVL –UÇK ka dhënë detaje lidhur me arsyjet e protestës, raporton Gazeta Enigma.

Ai ka theksuar se po protestojnë në oborrin e institucioneve të vendit, për siç ka thënë ai se këto të fundit kanë degraduar pafundësisht.

“Organizatat e dala nga lufta kanë thirrur protestë pikërisht në oborrin e institucioneve të Kosovës, të cilat institucione kanë degraduar pafundësisht. E them këtë sepse qeveria e Republikës së Kosovës dhe kryeministri i saj bënte krokofatje të pandalshme me plot gojën për bashkimin kombëtar, mbante në xhaketë simbolin dhe flamurin kombëtar, kurse në anën tjetër kishte për këshilltar një person i cili vazhdimisht synonte dhe bënte përpjekje të degradojë luftën e pastër dhe të drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ky person është me emrin Shkëlzen Gashi”, ka thënë Jashari.

Sipas tij brenda qeverisë, “ka ministra që janë anti- UÇK”.

“Degradimi kaq i rëndë dhe i paskajshëm i kësaj qeverie është sepse brenda kësaj qeverie ka ministra të cilët janë anti-UÇK. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Hekuran Murati, i cili publikisht ka deklaruar se më mirë dhe më lirë do të na kushtonte liria e këtij vendi po t’i kishim paguar mercenarët, që është fyerje e rëndë për veteranët”, ka shtuar ai./Gazeta Enigma.

Related Articles