49 vjeçari mbytet në lumin “Fani i Vogël”, rrëshqiti aksidentalisht

49 vjeçari mbytet në lumin “Fani i Vogël”, rrëshqiti aksidentalisht

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Mirditë të Shqipërisë.

Atje, e ka humbur jetën një 49 vjeçar.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, M.K dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë në lumin Fan i vogël.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur derisa ai po kthehej në banesën e tij.

“Mirditë/Më datë 20.10.2025, rreth orës 22:30, shtetasi M. K., 49 vjeç, banues në fshatin Ndërfushas, duke shkuar në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në lumin Fan i Vogël, ku si pasojë e mbytjes ka humbur jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë, për ngjarje aksidentale. Materialet procedurale për rastet e tjera iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”.

Related Articles