Pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian në kufi me Ukrainën po kërkojnë që një ndalim ekzistues për importet e katër llojeve të drithërave ukrainase të zgjatet përtej datës së planifikuar të skadencës më 15 shtator, tha të martën Këshilli i BE-së, raporton CNN.
Polonia, Hungaria, Bullgaria, Sllovakia dhe Rumania dëshirojnë të shohin një ndalim të përkohshëm të importit nga BE të grurit, misrit, rapes dhe vajit të lulediellit ukrainas të zgjatet deri në fund të vitit, tha ministri spanjoll për Bujqësinë Luis Planas Puchades në një konferencë shtypi në Bruksel. Ai po fliste në cilësinë e tij si president i Këshillit të BE-së për Bujqësinë dhe Peshkimin.
BE-ja miratoi masat në maj për të lehtësuar pengesat logjistike dhe për të mbrojtur fermerët vendas nga rënia e çmimit nga drithërat më të lirë të prodhuar në Ukrainë.
Duke folur në të njëjtën ngjarje, komisioneri i BE-së për Bujqësinë, Janusz Wojciechowski, tha se blloku do të duhet të marrë në konsideratë “rrethanat e reja” duke marrë parasysh zgjatjen dhe po ashtu tërheqjen e Rusisë nga marrëveshja e grurit në Detin e Zi.