50 civilë u evakuuan nga fabrika e çelikut në Mariupol

50 civilë u evakuuan nga fabrika e çelikut në Mariupol

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, ka bërë të ditur se 50 civilë janë evakuuar nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol të premten.

Vereshchuk ka theksuar se grupi përfshinte gra, fëmijë dhe të moshuar. Ndërkohë që ka akuzuar Rusinë për shkelje të vazhdueshme të armëpushimt lokal, shkruan skynews, përcjellë Gazeta Enigma.

“Prandaj evakuimi ishte jashtëzakonisht i ngadaltë…nesër në mëngjes do të vazhdojmë operacionin e evakuimit”, tha zëvendëskryeministrja e Ukrainës./ GazetaEnigma

Related Articles