Ministri Muja bëhet “horë” në Facebook: Qindra qytetarë e tallin me komente në njoftimin për përurimin e “vadës” së Lupçit

Ministri Muja bëhet “horë” në Facebook: Qindra qytetarë e tallin me komente në njoftimin për përurimin e “vadës” së Lupçit

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, nga dje është bërë figura më tallëse në Kosovë.

Kjo pasi së bashku me kryetarin e Podujevës, Shpejtin Bulliqi, e përuroi një vadë për ujitje në fshatin Lupç.

Në njoftimin që ka bërë në profilin e tij në Facebook për këtë projekt, ai ka marrë qindra komete tallëse nga qytetarët e Kosovës

Njeri nga ta ka shkruar se për këto gjashtë vjet qeverisje, kjo vadë dhe ura e Saradranit janë veprat kryesore të Qeverisë Kurti.

“6 Vite qeverisje Drrasa per ujitje edhe Ura e Saradranit 3 metra”, i ka kometuar një qytetar.

Related Articles