51 pacientë po trajtohen me COVID në spitalet e Kosovës

51 pacientë po trajtohen me COVID në spitalet e Kosovës

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), bazuar në raportin 24 orësh nga klinikat COVID-19 në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, në trajtim nga COVID-19 janë 51 pacientë, të konfirmuar me këtë virus.

Sipas një njoftimi thuhet se në klinikat e QKUK-së janë të shtrirë 26 pacientë, kurse në spitalet e përgjithshme 25 pacientë.

“Klinika Infektive, 12 pacientë, Mjekim Intensiv Qendror, 1 pacient, Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 3 pacientë, Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje, Spitali i Prizrenit, 2 pacientë, Spitali i Gjakovës, 6 pacientë, Spitali i Pejës, 11 pacientë, Spitali i Gjilanit, 4 pacientë”, thuhet në njoftim.

Related Articles