53 të vdekur nga tërmeti i fuqishëm në Tibet

53 të vdekur nga tërmeti i fuqishëm në Tibet

Më shumë se 50 persona kanë vdekur pasi një tërmet i fuqishëm ka goditur rajonin e Tibetit të martën në mëngjes, raportojnë mediat shtetërore kineze.

Lëkundjet janë ndier në Nepal dhe në Indinë e veriut.

Sipas Shërbimit Gjeologjik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tërmeti me fuqi 7.1 ballësh goditi në orën 9 të mëngjesit sipas kohës lokale.

Epiqendra e tërmetit ishte në rrafshnaltën tibetiane afër kufirit me Nepalin, rreth 50 milje në veri të majës më të lartë në botë, Everest.

Edhe 62 persona të tjerë janë lënduar nga lëkundjet, ndërsa mijëra shtëpi janë dëmtuar në rajonin Tingri, ku ishte epiqendra.

Tibeti është rajon autonom brenda Republikës së Kinës. Konsiderohet qendra e budizmit dhe njihet për lartësinë ekstreme të Himalajeve.

Related Articles