55-vjeçarit në Viti i gjenden pesë armë dhe 509 fishekë në shtëpi, arrestohet (FOTO)

55-vjeçarit në Viti i gjenden pesë armë dhe 509 fishekë në shtëpi, arrestohet (FOTO)

Në vazhdën e hetimit të një rastit për kansoje, gjatë kontrollës në shtëpinë e të dyshuarit H.A., 55-vjeç, policia ka gjetur dhe konfiskuar pesë armë, në Viti.

Një pushkë gjuetie me 25 fishekë, një pushkë Karabin me 156 fishekë, një revole e llojit Sig Sauer me dy karikator përkatës dhe shtatë fishekë, një revole me shurdhues e llojit Pietro Gardone me 203 fishekë, një revolver me shurdhues e llojit Ofizial sport starters me 81 fishekë, si dhe 37 copë fishekë dhe një tytë e revoles, janë gjetur në shtëpinë e tij.

I dyshuari është intervistuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që është ngritur kallëzim penal. 

Related Articles