Një person në komunën e Lipjanit ka kërkuar ditë më parë ndihmën e Policisë së Kosovës, pasi është përballur me një situatë të pazakontë dhe të rrezikshme.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë zbardhur detaje nga dëshmia e 54-vjeçarit, i cili ka deklarua se derisa ishte duke kaluar rrugën në vendkalimin e shënjuar për këmbësorë, një shofer me qëllim që ta frikësojë, në fillim i ka dhënë përparësi e më pas ka vozitur me vrull.
Sipas viktimës, i dyshuari në momentin e fundit ka ndërruar kahje dhe nuk e ka goditur me veturë, por që më pas ka vazhduar ta përndjek me qëllim që ta frikësojë.
Gjatë ditës së djeshme është shoqëruar në stacion policor për intervistim personi i dyshuar.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 56-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Ngacmim’.