58% e gjermanëve pro bisedimeve Merz–Putin për Ukrainën

58% e gjermanëve pro bisedimeve Merz–Putin për Ukrainën

Shumica e gjermanëve mbështesin bisedimet e drejtpërdrejta mes kancelarit Friedrich Merz dhe presidentit rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Sipas një sondazhi të realizuar nga YouGov për agjencinë Deutsche Presse-Agentur (dpa), 58% e të anketuarve janë pro ose fuqimisht pro këtij kontakti, ndërsa 26% e kundërshtojnë.

Mbështetja është më e lartë tek votuesit konservatorë të Merz (64%), ndërsa më e ulët tek përkrahësit e së Majtës (47%). Merz ka shprehur më herët skepticizëm për bisedime të tilla, duke theksuar se çdo proces negociatash duhet të koordinohet me partnerët evropianë, Ukrainën dhe SHBA-në.

Related Articles