Gjashtë (6) qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit nga 106 mostra të testuara në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike ndërsa nuk është raportuar për të vdekur me COVID-19.
Në raportin 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë gjithashtu bëhet e ditur se dhjetë (10) qytetarë të tjerë janë shëruar nga infeksioni SARS-CoV-2.
Aktualisht në nivel vendi janë 37 raste aktive me COVID-19.