Aksioni që nisi në orët e hershme të mëngjesit në Pejë ka përfunduar.
Për aksionin, detaje dha prokurorja e rastit, Valbona Disha – Haxhosaj, ajo shtoi se kanë arrestuar 6 persona, jo të gjithë janë zyrtarë.
Njëri prej të arrestuarve tha se u lirua, ndërkohë 3 tjerë nuk ishin gjetur në shtëpi.
“Janë të arrestuar 6 persona, një është liru për shkak të gjendjes shëndetësore – tre persona nuk janë gjetur në shtëpi, janë nëpër pushime”, tha ajo për Insajderin.
“Jo të gjithë janë zyrtarë, janë ekzaminerë, ish-koordinatori i patentë shoferëve, janë edhe disa pronarë të auto-shkollave”.
Aksioni ka përfunduar kemi punuar bashkë me drejtorinë e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë, shtoi prokurorja e rastit.