6-vjeçari nga Shqipëria mbytet në një plazh të Greqisë

6-vjeçari nga Shqipëria mbytet në një plazh të Greqisë

Një djalë i moshës 6-vjeçare, me origjinë nga Shqipëria, është mbytur teksa po notonte në plazhin e Heraklionit të Greqisë.

Sipas informacioneve të Creta24, Nikolasi i vogël, i cili ndodhej me nënën e tij në shtëpinë e tyre, e cila ndodhet dhjetëra metra larg plazhit , ka shprehur dëshirën që të dalë dhe të notojë.

Të njëjtat informacione thonë se nëna e tij ka refuzuar , por djali i vogël i ka shpëtuar vëmendjes së të ëmës, dhe ka ikur për në plazh.

Fatkeqësisht, pak minuta më vonë Nikolasi i vogël u nxor nga uji pa shenja jete.

Sipas raportimeve, deti ishte i trazuar dhe djali i vogël me siguri është përfshirë nga një dallgë e fortë.

Një banor i zonës ka parë fëmijën në ujë pa ndjenja dhe ka ngritur menjëherë alarmin.

Në vendngjarje kanë shkuar banorë të fshatit dhe kalimtarë të rastit,  të cilët me ndihmën e  një defibrilatori dhe mjekut kanë tentuar të rikthejnë në jetë fëmijën.

Në vendngjarje  ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe fëmija është transportuar në Qendrën Shëndetësore të Viannos, por fatkeqësisht pa shenja jete. /Creta24

Related Articles