60 OJQ dhe 150 Media reagojnë ndaj marrëveshjes për dënim minimal në rastin “AlbKings”, kërkohet refuzimi nga Gjykata

60 OJQ dhe 150 Media reagojnë ndaj marrëveshjes për dënim minimal në rastin “AlbKings”, kërkohet refuzimi nga Gjykata

60 organizata të shoqërisë civile dhe organizata përfaqësuese të mbi 150 mediave në Kosovë, kanë reaguar sot, më 19.09.2025, pas njoftimeve se Prokuroria e Prishtinës ka kërkuar një dënim skajshmërisht të ulët për ngacmimet ndaj gazetares së KALLXO.com, të kryera nga publikues dhe ndjekës të grupit famëkeq “AlbKings”.

Më 18.09.2025, Prokuroria e Prishtinës ka paraqitur në gjykatë marrëveshjen me të pandehurit, të cilët planifikohet të dënohen vetëm 2 mijë deri në 2 mijë e 500 euro gjobë për shqetësimin e vazhdueshëm të gazetares. Tre të pandehurit ishin arrestuar nga Policia në operacione speciale. 

Në reagimin e tyre, aktivistët e shoqërisë civile i kanë kërkuar Gjykatës së Prishtinës të hedhë poshtë këtë marrëveshje, duke kërkuar ndëshkim meritor për kryerësit e kësaj vepre.

“Nga ky njoftim kemi kuptuar se një grup prej tre ngacmuesish të gazetares dhe shumë vajzave të tjera, potencialisht viktima të grupeve pornografike në rrjetin “Telegram”, siç ishte grupi “AlbKings”, parashihet të dënohen vetëm me nga 2,500 euro gjobë, bazuar në një marrëveshje të paprecedentë të lidhur ndërmjet ngacmuesve dhe Prokurorisë së Prishtinës, e përfaqësuar nga prokurorja Elza Bajrami. Marrëveshja është konfirmuar edhe nga kryeprokurori i kësaj Prokurorie, Zejnullah Gashi”- thuhet në reagimin e OJQ-ve, të datës 19.09.2025.

Organizatat nënshkruese kanë potencuar se për vlerësimin e tyre është shumë e qartë se për këtë vepër ligji parashikon dënim deri në 3 vjet burgim, mirëpo Prokuroria e Prishtinës ka pranuar një dënim skajshëm minimal, i cili nuk përmbush asnjë standard ligjor dhe etik për situatën. 

“Në këtë rast, Prokuroria ka trajtuar ngacmimin ndaj një gazetareje si një çështje të zakonshme dhe pa pasoja për të mirën publike.  Dënime të tilla ndaj ngacmuesve të grave gazetare dhe ndjekësve të platformave pornografike, të cilat tashmë kanë shkaktuar qindra viktima tek vajzat dhe gratë e Kosovës, edhe një herë dëshmojnë mendësinë patriarkale të sistemit dhe vullnetin e prokurorëve për të mbyllur sytë para dhunës ndaj grave”- thuhet në reagimin e OJQ-ve.

Përmes këtij reagimi, kërkohet nga Gjykata e Prishtinës që gjatë shqiptimit të dënimit mos të merret parasysh dakordimi në mes të akuzuarve dhe Prokurorisë së Prishtinës.

Reagimin e plotë të organizatave të shoqërisë civile mund ta lexoni KËTU

Organizatat nënshkruese janë:

  1. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, AGK
  2. Asociacioni i Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës, AMPEK (asociacion i 93 mediave elektronike)
  3. Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, KMShK (mekanizëm vetërregullues i mediave online me 49 anëtarë)
  4. Rrjeti i Grave të Kosovës (rrjet i 102 OJQ-ve anëtare)
  5. Activism Roots
  6. Advocacy Center for Democratic Culture – ACDC
  7. Advocacy Training and Resource Center, ATRC
  8. ANIBAR
  9. Art and Community Center – ARTPOLIS
  10. Balkan Green Foundation, BGF
  11. Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, BIRN
  12. CEL Kosova
  13. Civil Rights Program Kosovo – CRP/K
  14. Community Building Mitrovica, CBM
  15. Community Development Fund, CDF
  16. Dajana Berisha, Forumi për Iniciativa Qytetare, FIQ
  17. Democracy for Development, D4D
  18. Demokraci Plus, D+
  19. Durmish Asllano
  20. Ec ma ndryshe
  21. Fondacioni Kosovar i Shoqërisë Civile, KCSF
  22. Fondi për të Drejtën Humanitare, HLC
  23. Fourth Wave
  24. GERMIN
  25. HANDIKOS Istog
  26. HANDIKOS, Drenas
  27. Instituti Demokratik i Kosovës, KDI
  28. Instituti i Kosovës për Qeverisje Lokale
  29. Instituti QIKA
  30. Instituti Riinvest
  31. Internews Kosova
  32. KMDLNj
  33. Kolektivi Hyjneshat
  34. Kosovo Advocacy and Development Centre – KADC
  35. Kosovo Women for Women
  36. Lëvizja FOL
  37. NGO AKTIV
  38. OJQ AVOKO
  39. OJQ ÇOHU
  40. OJQ Dylberizm
  41. OJQ Gjethi
  42. OJQ ISDY
  43. OJQ Mundësia
  44. OJQ Pishtarët
  45. OJQ Romtegra
  46. OJQ YES
  47. OJQ ZANA
  48. Open Data Kosovo
  49. Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA
  50. Qendra Kosovare për Studime Gjinore, QKSGj
  51. Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, QKSS
  52. Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD
  53. Romano Avazo
  54. Rrjeti Avonet
  55. Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës
  56. Rrjeti Qeliza
  57. Sekhmet Institute
  58. SH-L Kosova
  59. Syri i Vizionit
  60. Women in Tech Kosova

Related Articles