60 të vdekur brenda 24 orëve në Gaza, 31 prej tyre po prisnin për ndihma

60 të vdekur brenda 24 orëve në Gaza, 31 prej tyre po prisnin për ndihma

Të paktën 60 palestinezë kanë humbur jetën dhe 343 të tjerë janë plagosur në sulmet e kryera nga forcat izraelite në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit. Kjo e ka çuar numrin e viktimave në 218 mijë e 637 që nga fillimi i luftës në Gaza.

Këtë e raporton lëvizja islamiste palestineze Hamas, sipas së cilës në bilancin e viktimave të 24 orëve të fundit përfshihen edhe 31 palestinezë që u vranë ndërsa po prisnin të merrnin ndihma.

Në raportin e saj ditor, Ministria Palestineze e Shëndetësisë në Rripin e Gazës konfirmoi se spitalet në Gazë kanë pritur 345 të plagosur gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza raportoi se numri i viktimave, që u vranë nga forcat e pushtimit pranë pikave të supozuara të shpërndarjes së ndihmave humanitare, është rritur në 1 mijë e 996 dhe mbi 14 mijë e 898 të plagosur.

Sipas raportit, spitalet në Rripin e Gazës regjistruan 3 vdekje nga kequshqyerja e shkaktuar nga politika izraelite e urisë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në total numrin e tyre në 266 vdekje, përfshirë 112 fëmijë.

Shumë viktima janë ende nën rrënoja dhe në rrugë, të paarritshëm nga ambulancat dhe ekipet e mbrojtjes civile.

Related Articles