Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Elbasan.
Në lagjen “Brigada 17 sulmuese”, është gjetur një burrë pa shenja jete.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri, bëhet fjalë për 60 vjeçarin Vasil Gashi, trupi i të cilit u gjet nga banorët e zonës,
Viktima kishte veshur uniformë pune në momentin kur u gjet pa shenja jete, çka ka ngritur dyshime mbi rrethanat e ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes dolën policia dhe njësite tjera relevante, të cilët mblodhën edhe provat.
Tashmë hetimet lidhur me rastin kanë nisur, për të bërë të ditura shkaqet e vdekjes.
Trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi në Mjekësinë Ligjore, raporti i së cilës pritet të zbardh rastin dhe të tregojë nëse bëhet fjalë për vdekje natyrale apo ka diçka të dyshimtë në këtë ngjarje të rëndë
