Një 61-vjeçar ka humbur jetën në një plazh të Velipojës, raporton Gazeta “Enigma”.
Policia e Shtetit ka raportuar se 61-vjeçari dyshohet se pësuar arrest kardiak në momentin që është futur në det.
“Rreth orës 10:30, shtetasi 61 vjeç, banues në Krujë, dyshohet se në momentin që është futur në det ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.