62-vjeçari gjendet nga familjarët i vetëvarur në një shtyllë në Korçë

62-vjeçari gjendet nga familjarët i vetëvarur në një shtyllë në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në fshatin Podgorie të Maliqit.

Një 62-vjeçar është gjetur nga familjarët i vetëvarur në një shtyllë, larg banesës së tij. Ndërsa, viktima është identifikuar me inicialet R. Ç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga deklarimet e marra familjarëve, rezulton se ky shtetas vuante nga depresioni.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Related Articles