63-vjeçari në Gjermani vret gruan, motrën dhe dy djemtë, më pas vetëvritet

63-vjeçari në Gjermani vret gruan, motrën dhe dy djemtë, më pas vetëvritet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një 63-vjeçar vrau gruan, motrën dhe dy fëmijët e tij.

Ngjarja ndodhi në rajonin Reutlingen të Gjermanisë, ndërsa pas vrasjeve, 63-vjeçari, i cili ishte gjuetar, qëlloi edhe veten.

Policia njoftoi se të pesë viktimat ishin vrarë me armë zjarri, ndërsa katër viktimat, përveç autorit, motra e tij 60-vjeçare, gruaja e tij 57-vjeçare dhe djemtë e tij 27 dhe 29 vjeç – u gjetën të vdekur në pjesë të ndryshme të qytetit.

Krimi u zbulua pasi një kujdestar e gjeti 60-vjeçaren të vdekur në apartamentin ku ajo jetonte të martën në mëngjes.

Forcat speciale të policisë gjermane kryen një operacion në shtëpinë e autorit 63-vjeçar dhe e gjetën atë dhe gruan e tij 57-vjeçare të vdekur nga plagët e shkaktuara nga armë zjarri.

Arma e përdorur ishte pranë 63-vjeçarit.

Në fund, trupat e dy djemve të 63-vjeçarit, 27 dhe 29 vjeç, u gjetën në një ndërtesë tjetër.

Related Articles