Njësia rajonale për trafik rrugor në Prizren ka njoftuar se të mërkurën ka konfiskuar 11 patentë shoferë.
Mirëpo sipas njoftimit nga Policia 7 patentë shoferë janë konfiskuar brenda një periudhe kohore prej 40 minutash në rrugën “Wesli Klark” pasi që 7 persona nuk janë ndalur në semafor në kohën kur drita e kuqe ka qenë e ndezur.
Më tutje është bërë e ditur se tre patentë shoferë janë konfiskuar për shkak të tejkalimit në vijë të plotë, në segmentin rrugor Suharekë – Carralevë.
Shkeljet thuhet se janë dokumentuar përmes video-incizimit nga kamera e veturës me radar mobil.