7 vjet dëbim për kosovarin, ka vjedhur 115 pako me vlerë prej 44.000 frangash

7 vjet dëbim për kosovarin, ka vjedhur 115 pako me vlerë prej 44.000 frangash

Meqenëse vjedhja e konstatuar bën pjesë në deliktetet e ashtuquajtura “të katalogut”, krahas dënimit, është i detyrueshëm edhe dëbimi nga Zvicra.

Gjykata e Qarkut në Pfäffikon të Cyrihut ka dënuar një kosovar 44 vjeçar me një dënim me burg me kusht prej 16 muajsh për vjedhje masive, katër muaj më shumë se që kishte kërkuar prokurori, shkruan 20minuten.ch. Veç kësaj ai është dënuar edhe me dëbim 7 vjeçar nga Zvicra.

Meqenëse vjedhja e konstatuar bën pjesë në deliktetet e ashtuquajtura “të katalogut”, krahas dënimit, është i detyrueshëm edhe dëbimi nga Zvicra.

Pasi ai deri tani ka qëndruar në burg për gati një vit, ai do t`i dorëzohet zyrës së emigracionit për dëbim. Ai tani do të krijojë familje me partneren e tij aktuale në Kosovë, është shprehur babai i divorcuar i dy fëmijëve.

Kosovari ka jetuar dhe punuar në Zvicër që nga viti 2009 pa leje qëndrimi apo pune, kryesisht në Gjenevë. Ai kishte punuar më parë si punëtor i pa kualifikuar, ngjyrosës dhe shtrues pllakash. Sipas avokatit të tij, megjithatë, ai ishte regjistruar në kompaninë e sigurimeve shëndetësore dhe AHV në Gjenevë dhe për këtë  kishte menduar se ishte me qëndrim të rregullt në Zvicër.

44-vjeçari që punonte për një shërbim privat postar (korier) nuk ka dorëzuar në destinim mbi njëqind paketa. Për më tepër, ai i ka përvetësuar ose i ka shitur ato.

Në shtatë faqe, aktakuza radhit të gjitha mallrat që ishin në 115 pakot të cilat 44-vjeçari nuk ua ka dorëzuar marrësve por i ka grumbulluar në shtëpinë e tij.

Aty përfshihen: veshje të grave dhe të burrave, syze dielli, vathë, termometra zgare, çizme gome, atlete etj.

Nga janari deri në arrestimin e tij, në fillim të korrikut 2020, ai i kishte bërë turnetë e tij të punës të shtunave në zonat e komunave të Kantonit të Cyrihut, si: Nürensdorf, Wangen dhe Brüten.

Ai ka punuar për një shërbim korrier privat që shpërndan paketat në emër të Swiss Post. Vlera e mallit të vjedhur në këtë mënyrë ka qenë rreth 44,000 franga.

I pyetur nga gjykatësi përse nuk i kishte dorëzuar paketat, ai pati një përgjigje të çuditshme: “Nga zhgënjimi dhe zemërimi, sepse nuk gjeja adresën e dorëzimit”.

44-vjeçari nuk kishte asnjë problem me dënimin me burg: “Unë do të kisha pranuar një dënim më të gjatë, ndihem fajtor”, përcjell albinfo.ch. Por, kur gjykatësi përmendi dëbimin shtatë-vjeçar nga vendi, ai është shprehur: “Unë nuk mund të kthehem në Kosovë, më jepni edhe një shans tjetër”.

Related Articles