Policia e Shtetit ka bwrw tw ditur sot se vazhdon riatdhesimi i shtetasveshqiptarw, tw cilwt janw kapur duke qwndruar nw mwnyrw tw parregullt nw Anglin dhe Francw apo që e kanë përfunduar kryerjen e dënimit, për vepra të ndryshme penale, në këto shtete.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë dy ditëve të fundit, në Rinas, në kuadër të operacionit për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që gjendën në situatë të parregullt në territorin britanik dhe në atë francez, kanë mbërritur, me dy avionë charter nga Anglia dhe Franca, 72 shtetas shqiptarë të kategorisë “Deportiv”.
“Në charter-in e parë që mbërriti nga Anglia, ndodheshin 24 shtetas shqiptarë, nga të cilët 21 shtetas shqiptarë që e kanë përfunduar vuajtjen e dënimit në territorin britanik, për vepra të ndryshme penale të kryera atje dhe 3 shtetas të tjerë, për qëndrim të parregullt në Angli. Këta shtetas, pasi iu nënshtruan procedurave të intervistimit dhe verifikimit, u lanë të lirë”, ka theksuar policia.
Sipas policisë, në charter-in e dytë që mbërriti nga Franca, ndodheshin 48 shtetas shqiptarë, të cilët ishin me qëndrim të parregullt ne territorin francez, disa prej tyre janë kapur në tentativë për të shkuar në Angli, dhe të tjerët janë shtetas që e kanë përfunduar vuajtjen e dënimit, per vepra te ndryshme penale të kryera në Francë.
4 prej shtetasve të kthyer “Deportiv” nga Franca, në përfundim të hetimeve, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Operacionet e riatdhesimit do të vijojnë edhe në javët e ardhshme, njofton policia.