Në spitalin e përgjithshëm të Pejës, janë duke u trajtuar 77 pacientë me COVID-19, derisa 13 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Përmes një njoftimi të lëshuar nga Spitali i Pejës, thuhet se 56 pacientë me COVID-19 janë në oksigjenoterapi dhe 1 është në CPAP.
“77 pacientë me Covid 19 janë të shtrirë aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë; 56 pacientë me Covid 19 janë në Oksigjenoterapi; 1 pacientë me Covid 19 është në CPAP; 13 Pacientë me Covid 19 janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.