Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar 770 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID19 të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme.
Ndërsa, 630 raste janë të konfirmuara me COVID-19, ku 33 pacientë prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, kurse 608 janë nën asistim të oksigjeno-terpaisë.
Në njoftim, gjithashtu theksohet se në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 449 pacientë, 380 të konfirmuar pozitivë, 20 në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 341- me oksigjeno-terapi.