Një tragjedi ka ndodhur në kryeqytetin e Jemenit, Sana’a .
78 persona mbetën të vrarë e qindra u plagosën.
Mijëra njerëz u mblodhën për të marrë ndihmat në ditën e fundit të Ramazanit.
Sipas mediumit britanik BBC, ndihmat kishin vlerën e nëntë dollarëve apo (8.21 eurove).
Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale.
Aty shihet një situatë kaotike, derisa qindra njerëz thërrisnin për ndihmë.
Lidhur me rastin ka nisur një hetim.
Dy tregtarët që kishin organizuar ndihmat, u arrestuan.
Në Jemen ka tetë vjet që po vazhdon lufta civile.
Si pasojë qindra e mijëra njerëz janë vrarë, ekonomia është shkatërruar dhe miliona njerëz kanë mbetur të uritur.