Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka falënderuar Knut Abraham, deputet i CDU-së i Bundestagut gjerman për angazhimin e tij në rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës.
“Mbështetja e miqve tanë është thelbësore për përparimin në rrugën tonë evropiane!”, ka shkruar Ajeti.
Abraham sot ka pyetur Komitetin e Ministrave se kur planifikohet që të diskutohet kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
“8 muaj më parë Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Që atëherë asgjë nuk ndodhi. Sot e pyeta Komitetin e Ministrave se kur më në fund planifikojnë ta referojnë kërkesën e Kosovës në Asamblenë Parlamentare për mendim”, shkroi Abraham.
Dear Knut @Knut_Abraham thank you for your clear, continued and unequivocal stance for ????????.
The support of our friends is crucial for progress on our European path @coe ????????????????????????. #kosova15 @KosovoinDe #kosovoInDE https://t.co/JR6E0yywGk— Faruk Ajeti (@FarukAjeti) January 16, 2023