Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, mbi urën në Fushë Kosovë, ku janë përfshirë një numër i madh i automjeteve.
Lajmin e ka konfirmuar komandanti i autostradave, Skender Sadiku, i cili bëri të ditur se në aksidentin kur u përfshinë 16 vetura, 8 persona janë lënduar, njëri nga ta është në gjendje të rëndë.
Ndryshe, Sadiku njofton se pjesa e aturosradës që më parë ishte e bllokuar si shkak i aksidentit, tashmë është liruar për qarkullim.