88-vjeçari gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Bablak, policia thyen derën për ta nxjerrë trupin e tij

88-vjeçari gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Bablak, policia thyen derën për ta nxjerrë trupin e tij

Një rast i dyshuar për vdekje të papritur është raportuar të martën paradite në fshatin Bablak të Ferizajt. Më 18.11.2025, rreth orës 11:00, policia është njoftuar se Radovan Petrovic, rreth 88-vjeçar nuk po jepte asnjë shenjë jete brenda shtëpisë së tij, edhe pse shihej nga dritarja pa lëvizur.

Sipas dëshmitarit N.A., rreth 57-vjeçar, ai kishte tentuar disa herë ta kontaktonte Petrovicin me telefon dhe duke trokitur fort në derë e dritare, por pa përgjigje.

Patrulla policore ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka depërtuar me forcë brenda shtëpisë. Ekipi i emergjencës ka konfirmuar se Petrovici ishte pa shenja jete.

Në vendngjarje kanë dalë njësia e hetimeve dhe forenzika rajonale, të cilat janë duke trajtuar rastin. Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Departamentit për Krime të Rënda. Hetimet janë në vijim dhe priten detaje të tjera me raportin vazhdues.

Related Articles