Një djalosh nëntëvjeçar nga Zagrebi, Kroaci, humbi katër gishtat e dorës së majtë pasi i shpërtheu fishekzjarri në dorën e tij.
Siç raportohet, mjekët u përpoqën t’ia shpëtonin dorën djaloshit për gjashtë orë në sallën e operacionit, por me gjithë përpjekjeve, ai mbeti pa katër gishta.
Nëntëvjeçari është ende në intubim përveç dorës iu janë dëmtuar edhe rrugët e frymëmarrjes.
Kjo ndodhi pasi ai kishte gëlltitur tymin pas ndezjes së fishekzjarrit.
Djaloshi thuhet se e kishte mbajtur në dorë fishekzjarrin dhjetë centimetra të gjatë dhe tre centimetra të trashë, dhe ka arritur ta ndezë me shkrepëse e cila shkaktuar një shpërthim të fuqishëm dhe ka shkaktuar lëndime të rënda.
/Telegrafi/