Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, klinikat COVID, dhe në spitalet e përgjithshme, janë të shtrirë 92 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar me COVID-19, raporton Gazeta Enigma.
Përmes raportit të ShSKUK-së bëhet e ditur se prej tyre 29 janë të konfirmuar pozitivë, ndërkaq 2 janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 55 në oksigjeno-terapi.
“Në QKUK janë të shtrirë 71 pacientë: 12 të konfirmuar me COVID-19, 43 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rëndë”, thuhet në njoftim.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 12 pacientë, 2 në gjendje të rëndë + 25 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë dhe Klinika e Pulmologjisë, 34 pacientë.
“Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 21 pacientë, 17 të konfirmuar pozitivë dhe 12 me oksigjeno-terapi”, thuhet në raport.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme është si vijon: Spitali i Gjakovës, 1 pacient Spitali i Pejës, 4 pacientë, Spitali i Gjilanit, 14 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë.