Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 92 pacientë me COVID-19, ku 67 prej tyre janë në oksigjeno-terapi dhe 16 në gjendje të rëndë shëndetësore.
Tutje, spitali njofton se 2 pacientë janë shëruar nga COVID-19.
Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në Pejë janë regjistruar 10 raste të reja me koronavirus.