Ka përfunduar stinori vjeshtor dhe faza e dytë e kampionatit në Superligën e Kosovës në futboll. Këtë sezon futbolli kosovar është pasuruar me disa gjyqtarë mjaftë të talentuar.
Njëri nga ta është gjyqtari gjilanas, Valbon Hoxha, i cili ka gjykuar disa ndeshje këtë sezon me plotë sukses.
Për gjyqatarin e ri gjilanas trajneri i Llapit ‘thurrë elozhe’ e maksimalizon komplimente nga të cilat nuk kursehet.
“Një trajner pas lojës është euforik, por kur e kam pa pastaj ndeshjen ndaj Prishtinës, gjyqtari kryesor Valbon Hoxha ka qenë i jashtëzakonshëm, dhe tash dua ta lavdëroj. Mendoj që gjyqtarët e rinj në fushë duhen të përkrahen”, ka thënë Batatina.
Ai më tej ka theksuar se vendimet e referit të ri gjilanas kanë qenë plotësisht të drejta e korrekte.
“Gjyqtarin kryesorë e ka vënë në vështirësi VAR-i shumë herë gjatë lojës. Pra, për mendimin tim ka qenë shumë korrekt gjatë lojës. Unë kam mundur të reagoj si trajner, por e kam shikuar ndeshjen. e cila ka qenë shumë cilësore dhe një gjyqtar që mundet me qenë shumë lartë’, ka thënë Batatina të dielën në emisionin ‘Dueli Sportiv’.