Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, po qëndron në Kosovë për një vizitë zyrtare.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e pret në takim në orën 11:00, ndërkohë Pendarovski do të pritet edhe nga presidentja Vjosa Osmani.
Presidenti maqedonas pritet të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të Kosovës.
Kjo është vizita e parë e tij në Kosovë që nga marrja e detyrës më 2019./Gazeta “Enigma”/