Në prag të festave, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, foli për gjendjen e pandemisë, ndërsa theksoi se janë më të përgatitur se kurrë për të luftuar pandeminë COVID-19.
Në një postim në Twitter, presidentja e Komisionit Evropian tha se më shumë se 66% e evropianëve kanë marrë dy doza të vaksinës kundër koronavirusit, ndërsa 62 milionë njerëz kanë marrë tashmë një dozë përforcuese, e cila, siç tha ajo, është “mbrojtja më e mirë në dispozicion kundër mutacionit Omicron”.
Në të njëjtën kohë, ajo theksoi se Evropa mund të prodhojë më shumë se 300 milionë doza vaksinash në muaj, duke theksuar se “në këtë mënyrë do të kemi mjaft vaksina!”.
“Kontratat tona sigurojnë gjithashtu që ne të mund të aksesojmë vaksinat me porosi nëse është e nevojshme. Ato madje mund të jenë gati deri në mars ose prill dhe të miratohen shpejt nga EMA”, tha Ursula von der Leyen./Gazeta “Enigma”/