Qeqa Krelani fton Zhegrovën t’i pret lulat në dasmën e saj

Qeqa Krelani fton Zhegrovën t’i pret lulat në dasmën e saj

Gazetarja e njohur e sportit në vend, Qendresa Krelani, ka vijuar me deklarata interesante sa i përket mardhënies së saj me futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, transmeton Gazeta “Enigma”.

Teksa ishte e ftuar në emisionin “Libero” në “ATV”, Krelani u pyet nëse do të martohej me futbollistin Zhegrova dhe dha një përgjigjje tejet interesante, sa edhe ‘thumbuese’.

“Po më duket se po varet liberalizimi i vizave nga mardhënia ime me Edon Zhegrovën. Atë do ta ftoja në dasmën time për t’i pritur lulat, ndoshta nga aty ai do të martohej me dikë tjetër. Ndryshe nuk ka shansa”, deklaroi Krelani.

Historia e përplasjes ndërmjet gazetares Krelani dhe futbollistit Zhegrova daton prej kohësh, derisa asesi të marrin fund ‘thumbimet’ mes tyre.

Kujtojmë që gjithçka kishte nisur nga një deklaratë e Krelanit për Zhegrovën dhe më pas ishte shndërruar në një ‘luftë’ akuzash dhe kundërakuzash. Me shumë mundësi, kjo ‘luftë’ pritet të vazhdojë edhe më tej. /Gazeta Enigma/

A do të martohej me Edon Zhegrovën, përgjigjet Qeqa KrelaniPosted by ATV LIVE on Friday, April 23, 2021

Related Articles