Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banozic sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë ku do të pritet në takim nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Takimi pritet të fillojë në ora 09:00.
Fillimisht dy ministrat do të zhvillojnë takimin tête-à-tête, e më pas do të mbahet takimi në mes të delegacioneve të të dyja vendeve.
Nga ministria kanë njoftuar se do të nënshkruhet edhe një marrëveshje mirëkuptimi mes Kosovës dhe Kroacisë.
Po ashtu pritet që të dy ministrat të adresohen para medieve.