Inspektorët e Agjencisë Ushqimore dhe Veterinës të asistuar edhe nga policia në kuadër të planit për parandalimin dhe respektimin e masave Anti Covid-19 kanë realizuar kontrolle të ndryshme të premten në mbrëmje ku edhe janë shqiptuar 82 gjoba për mos mbajtje të maskës, për mosrespektim të orarit të lëvizjes dhe për organizimin e ahengjeve të ndryshme.
Nga inspektorët në komunën e Gjilanit dhe në komunën e Ranillugut janë mbyllur dy lokale, një lokal nate dhe një “diskotekë”.