Të paktën tetë persona, përfshirë një vajzë, kanë vdekur si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm në provincën Erbil në Irakun verior.
Kështu është përgjigjur një zyrtar policor për mediat e vendit.
Ndërsa në një deklaratë, Omid Khoshnaë, guvernatori i Erbilit në rajonin verior kurd, tha se “Përmbytjet shkaktuan gjithashtu humbje të mëdha materiale”.
Përrenjtë kanë përfshirë zonat e banuara në provincën Erbil në orët e fundit, duke zhytur në ujë një numër shtëpish./Gazeta Enigma/