Ndeshjet e javës së 18-të në Premier League, të parapara të zhvillohen të shtunën në ora 16:00, mësohet se janë shtyrë të gjitha, kurse takimi i vetëm që pritet të zhvillohet është ai në mes të Leeds United dhe Arsenal, shkruan gazeta Enigma.
Arsyeja e anulimit të ndeshjve të parapara të zhvillohen sot mësohet se është përhapja enorme e virusit COVID -19, variant Omicron, njoftojnë mediat angleze.
Në Britaninë e Madhe është përhapur shumë varianti Omicron dhe numrat janë rritur ndjeshëm duke prekur edhe klubet elitare angleze.
Ka qenë faqja zyrtare e Ligës Premier që ka konfirmuar se ky takim është shtyrë për shkak të disa anëtarëve të Aston Villës që kanë rezultuar pozitivem paraprakisht, ndërsa më pas janë konfirmuar shtyrje të të gjitha ndehsjeve të parapara për të filluar në ora 16:00, e që konfirmohet edhe nga faqja e njohur ‘livescore.com’, ndërsa nuk ka ndonjë sqarim detal se kur mund të zhvillohen ato.
Kujtojmë që Liga Premiere në fund të çdo viti kalendarik ka agjendë të ngjeshur të aktiviteteve sportive, ndërsa deri në fund të edicionit vjeshtor kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar.