Borussia Dortmund pëson nga Hertha Berlin dhe mbetet prapa në luftë për titull

Borussia Dortmund pëson nga Hertha Berlin dhe mbetet prapa në luftë për titull

Hertha Berlin ka fituar në shtëpi ndaj Borussia Dortmund me rezultat 3-2 në xhiron e 18-të të Bundesligas.

Goli i parë në ndeshje u shënua nga Hertha me Myziane Maolida, por u anulua me VAR.

Pastaj ishte Julian Brandt që hapi shifrat, duke shënuar për 1-0, rezultat me të cilën u mbyll pjesa e parë.

Julian Brand, autor i golit të parë

Hertha Berlin barazoi shifrat në minutën e 51-të kur Ishak Belfodil shënoi për 1-1.

Në minutën e 57-të, kryeqytetasit kthyen epërsinë, kur Marco Richter shënoi për 2-1.

I njëjtë lojtari Richter shënoi për 3-1 në minutën e 69-të.

Borussia u kthye në lojë në minutën e 83-të, kur Raphael Guerreiro asistoi te Steffen Tigges që shënoi për 3-2.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Hertha mori një fitore të rëndësishme që e ngjit në vendin e 11-të me 21 pikë.

Borussia mbetet e dyta me 34 pikë, nëntë më pak se Bayern Munich.

Related Articles