Në ceremoninë e mbajtur sot, Federata Ndërkombëtare e Xhudos e shpalli garuesen më të mirë në botë Distria Krasniqin, ndërsa Driton Kukën e shpalli trajnerin më të mirë në botë për vitin 2021, shkruan Gazeta Enigma.
Kosova ka impresionuar këtë vit me paraqitje në xhudo, duke i fituar fituar dy medalje olimpike në Tokyo 2021, dhe paraprakisht atë të Majlindës në “Rio de Janeiro 2016”, duke e ngritur plotë tri herë shtetin e Kosovës në piedestalin më të lartë olimpik, si dhe duke impresionuar mbarë opinionin botëror me sukseset e jashtëzakonshme për një periudhë aq të shkurtë nga pranimi në institucionet më të rëndësishme botërore në sport!
Distria Krasniqi ishte në garë me Abe Uta, Clarisse Agbegnenou, Ana Maria Wanger dhe Jessica Klimkait dhe fitoi çmimin e më të mirës në botë për vitin 2021.
Gjithashtu, gjatë kësaj ceremonie virtuale, trajneri Kuka është zgjedhur si trajneri më i mirë për vitin 2021 në sportin e xhudos.
Për këtë të arritur të Kukës dhe Krasniqit, ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani.
Në rrjetin social “Facebook”, Osmani u shpreh tejet e lumtur, duke ngjallur reagime të pafundë të fansave të Xhudistëve dhe Komitetit Olimpik të impresionuar me sukseset e tyre dhe deklaratën e presidentes Osmani, shkruan Gazeta Enigma.
Edhe dy rezultate historike për sportin në Kosovë. Kampionja olimpike, Distria Krasniqi, është përzgjedhur nga Federata…Posted by Vjosa Osmani on E shtunë, 18 dhjetor 2021
Postimi i plotë i Osmanit në “Facebook”:
“Edhe dy rezultate historike për sportin në Kosovë
Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, është përzgjedhur nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos si xhudistja më e mirë në botë.
Ndërsa, Driton Kuka, mjeshtri i xhudos, u zgjodh trajneri më i mirë në botë në këtë sport.
Krenari dhe emocione të jashtëzakonshme!
Kosova e artë “