Zjarr në një ndërtesë në Gjermani, vdesin binjakët katërvjeçar

Zjarr në një ndërtesë në Gjermani, vdesin binjakët katërvjeçar

Një ndërtesë është kapluar nga zjarri në mëngjesin e sotëm në Gjermani.

Dyshohet se si pasojë e këtij zjarri kanë vdekur dy fëmijë binjakë të moshës katërvjeçare.

Ngjarja tragjike ndodhi në Neuenstadt, ku zjarri shpërtheu pak para orës 6 të mëngjesit.

Policia dhe zjarrfikësit janë lajmëruar me shpejtësi nga banorët, ku u arrit që të shpëtohen dhe të nxirren nga objekti gjashtë persona, përfshirë një çift me një fëmijë të moshës 8-vjeçare.

Por, sipas raportimit të gazetës gjermane BILD, nuk arritën të mbijetonin binjakët katërvjeçar.

Prindërit e binakëve dhe motra e tyre morën lëndime të rënda nga zjarri, të cilët u dërguan për trajtim mjekësor në spital.

Akoma nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja tragjike.

Shërbimet e urgjencës raportuan se dy persona janë gjetur në papafingo, ende pritet të bëhet identifikimi i tyre.

Hetimet janë nisur nga Policia e Heilbronnit.

Gjithsej 200 zjarrfikës, policë dhe forca të urgjencës dolën në vendin e ngjarjes.

Objekti ku ka rënë zjarri aktualisht është i pabanueshëm.

Banorët e shpëtuar janë strehuar nga qyteti i Neuenstadtit./Gazeta Enigma/

Related Articles