Maqedonia e Veriut ka regjistruar 14 të vdekur nga koronavirusi të dielën, derisa nga 2.592 testime, 190 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 193 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 207.948.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 221.285 persona dhe kanë vdekur 7.815 pacientë.
Numri i rasteve aktive është 5.522. / Gazeta Enigma.